
Nisur nga rasti më i fundit i peshëngritëses Evangjeli Veli, e cila u pezullua në gusht nga të gjitha aktivitetet pasi rezultoi me doping në Kampionatin Europian, kreu i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza, deklaroi nga Durrësi se secili sportist mban përgjegjësi personale.
"WADA i ka përjashtuar federatat nga sistemi i kontrollit. Përgjigjja shkon vetëm në e-mailin e sportistit. Federata vetëm sa sensibilizon me trajnime të vazhdueshme", tha Gjoza.
Evangjeli Veli bëri 9 deri në 11 kontrolle nga WADA në mënyrë të pavarur për vitin 2022 dhe testi i fundit ka qenë gjashtë ditë para Europianit.
Sportistja Veli e përdori medikamentin ose ampulën në momentet e zhvillimit të Europianit dhe lajmi për pezullimin e saj bëri bujë më 23 gusht të këtij viti. (A2 Televizion)