Dorëheqja e Alibeajt, Paloka: Përfundoi misionin që i kishin caktuar

Nga A2 CNN
18 Maj 2023, 10:44 | Politikë
Dorëheqja e Alibeajt, Paloka: Përfundoi misionin që i kishin

Deputeti demokrat, Edi Paloka, reagoi për herë të parë në lidhje me dorëheqjen e Enkelejd Alibeajt, pas disfatë që PD-ja pësoi në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Sipas Palokës, Alibeajt aq ia kishin caktuar misionin, teksa shënjëstroi qeverinë si vjedhëse të zgjedhjeve.

“Aq ia kishin caktuar misionin dhe e çoi deri në fund. BF mori 500 mijë vota në një vend ku u bë gjithçka dhe nuk kishte as para, as komisionerë, as vulë. Ne e njohim realitetin, Rama do të bëjë gjithçka për të marrë zgjedhjet. A ka njeri që dyshon që këto zgjedhje kanë qenë normale? Ky i vodhi dhe do i vjedhi prapë. Duhet të ulërini, në këtë vend nuk bëhet zgjedhje. Kjo nuk është çështje mbrojtje. Unë nuk i shkoj atij që merr lekë në shtëpi. Si bindet ai që i shkon krimineli në shtëpi që i thotë o 50 mijë lekë, ose ke punë me mua. Vërjani gishtin hajdutit njëherë, pastaj thoni si do t’i zgjidhim. Duhet t’i ktheheni hajdutit. Të njëjtat gjëra i kam thënë dhe atëherë dhe për Bashën, nuk e kam bërë fajtor Bashën për vjedhjen e Ramës”, tha Paloka. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos