
Borussia Dortmund mposhti me vështirësi Hertha Berlin dhe hodhi një hap të rëndësishëm drejt sigurimit të vendit të dytë në klasifikim.
Verdhezinjtë fituan 1-0 me një gol të Emre Can në pjesën e dytë dhe përfituan nga barazimi 1-1 i Leipizig përballë Paderborn, duke e çuar në 4 pikë diferencën me vendin e tretë (63 Dortmund, 59 Leipzig).
Kur kanë mbetur edhe 4 javë nga përfundimi i Bundesligës, Borussia e sheh veten 7 pikë larg kryesuesve të Bayern Munchen, duke e mbajtur ende të hapur nga ana matematikore luftën për titullin kampion. (A2 Televizion)