
16 kartonë të verdhë në një sezon të kampionatit gjerman, kur duhen edhe 4 ndeshje për të përfunduar. Klaus Gjasula barazon rekordin historik të “djemve të këqij” në Bundesliga, pas kartonit të verdhë të marrë në minutën e 22-të të ndeshjes së kësaj të shtune kundër Leipzig.
Mesfushori shqiptar arriti kështu numrin e kartonëve të verdhë të marrë nga Tomaz Hajto në sezonin 1998/1999. Në 28 maj Gjasula mori kartonin e 15, në ndeshjen kundër Augsburgut, duke munguar në takimin kundër Dortmund. Tani, me 4 ndeshje në dispozicion, shqiptari ka mundësinë të thyejë rekordin negativ. (A2 Televizion)