Kur presidenti ka më talent se lojtarët, numri 1 i ekipit italian habit me goditjen e dënimit

Nga A2 CNN
6 Qershor 2020, 10:52 | Futboll
Kur presidenti ka më talent se lojtarët, numri 1 i ekipit italian

Nuk janë të pakët presidentët e futbollit që jo vetëm janë tifozët më të zjarrtë të ekipit të tyre, por mendojnë edhe se janë edhe të aftë në fushë. Disa prej tyre, madje, mendojnë se po të hynin në fushën e blertë, do të bënin diçka më shumë se atletët që paguajnë.

Në pjesën më të madhe të rasteve çdo tentativë e tillë kthehet në dështim dhe në video qesharake, por ka edhe përjashtime. Si në rastin e Saverio Sticchi Damiani, numrit 1 të ekipit të Lecces, në Itali.

https://twitter.com/OfficialUSLecce/status/1268532751592042499

Në një postim që qarkullon në rrjetet sociale, shihet presidenti që në fushën stërvitore godet nga pothuajse 30 metra, me topin që pas një harkimi që deri diku ngjason me goditjen e famshme të Roberto Carlosit me Brasilin, futet në rrjetë.

Një goditje dënimi që do të bënte me zili edhe specialistët e ekipit që luan në Serie A.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos