
Juventus parakalon Inter-in dhe Lazio-n në garën për yllin e ri shqiptar, Marash Kumbulla.
Sipas mediave përtej Adriatikut, bardhezinjtë kanë arritur akordin me Hellas Verona, për blerjen e mbrojtësit që ishte një prej zbulimeve më të mëdha të sezonit në Serie A, por edhe në futbollin europian.
Kampionët e Italisë do të paguajnë 32 milionë euro për Kumbullën, të cilin e pret kontrata 5-vjeçare. Tashmë pritet vetëm zyrtarizimi i marrëveshjes, me mbrojtësin 20-vjeçar që do të bëjë hapin e madh në karrierë. (A2 Televizion)