Ora 14:15 – Studentët tashmë ndodhen para Kryeministrisë për të vazhduar aty protestën e nisur këtë të enjte para Parlamentit. Ata janë vendosur të mos e ndalin protestën edhe pse nga foltorja e Kuvendit, por edhe përmes rrjeteve sociale, Kryeministri Rama ka deklaruar se do të plotësojë kërkesat e tyre, nëse ulen për dialog.
Ndërkohë, Presidenti Meta ka reaguar duke kthyer për rishqyrtim në parlament ligjin për buxhetin, vendim që është interpretuar nga Rama si një shtysë për studentët që të mos dialogojnë me Qeverinë.
Në mbështetje të tyre ka dalë me një deklaratë zyrtare edhe Universiteti i Arteve
Ora 13:25 – Siç raporton gazetarja e A2, Ornela Joti, e cila po ndjek tubimin që po zhvillohet para Kuvendit, janë dëgjuar thirrje për të përshkallëzuar protestën duke bllokuar të gjithë rrugët e kryeqytetit.
Studentët refuzojnë të bëjnë dialog me Kryeministrin dhe pretendojnë që të plotësohet një herë zyrtarisht kërkesat e tyre, e më pas mund të ketë negociata për pika të tjera.
12:30 - Ndërkohë që protesta vazhdon, Kryeministri Edi Rama ka shkruar një Twitter se tashmë janë studentët që po e mbajnë peng zgjidhjen e tetë pikave, duke mos pranuar dialogun.
Por studentët vazhdojnë të këmbëngulin se nuk ka vend për dialog pa plotësimin përfundimtar të kushteve të tyre. Në protestë kanë dalë edhe nxënës të shkollave të mesme, të cilët i bashkohen studentëve në kërkesat e tyre.
Siç raportojnë gazetarët e A2 në terren, protesta para Kuvendit pritet të zgjasë deri në përfundim të seancës plenare, për t’u spostuar më pas para Ministrisë së Arsimit.
11:20 – Të pyetur nga A2, studentët nuk pranojnë dialog, por duan vetëm plotësimin e 8 kërkesave. Ata vazhdojnë prej disa orësh protestën para godinës së Kuvendit. Disa prej tyre kanë komentuar fjalën e Kryeministrit Rama, i cili e quajti protestën një shuplakë për qeverinë dhe një grusht për opozitën.
“Kjo është një shuplakë kundër sistemit, dhe sistemin e bën qeverie dhe opozita”, shprehet njëri prej tyre për A2. “Me këtë protestë po i tregojmë popullit që duhet të çohet për të drejtat e veta”, thotë një tjetër.
Ora 10:00 - Studentët e parë kanë mbërritur para godinës së Kuvendit, ku kanë vendosur të protestojnë sot. Ata janë të shumë të numër, ndërkohë që zona është rrethuar edhe nga oficerë të shumtë policie.
Studentët e parë kanë mbërritur para godinës së Kuvendit, ku kanë vendosur të protestojnë sot. Ata janë të shumë të numër, ndërkohë që zona është rrethuar edhe nga oficerë të shumtë policie.
Studentë të tjerë janë mbledhur para godinës së Kryeministrisë. Ata kanë ardhur nga fakultete të ndryshme, por me ta janë bashkuar edhe qytetarë të tjerë, por edhe prindër të studentëve të cilët kanë familjet në Tiranë.
Ora 9:00 - Studentët do të vazhdojnë sot protestën tek Parlamenti, ku mbahet seanca e radhës plenare. Ndërkohë një pjesë e tyre kanë qëndruar gjatë natës pranë kryeministrisë, ku nuk kanë munguar dashamirësit që u kanë sjellë batanije dhe ushqime falas.
Ata kanë deklaruar se nuk ka dialog me kryeministrin pa u plotësuar kërkesat. Policia mbikëqyr protestuesit, garanton qetësinë dhe përgjigjet për sigurinë në orët e natës.

Senati i Universitetit të Tiranës nëpërmjet një deklarate për mediat sqaroi se nuk ka bërë asnjë kërkesë për vendosje tarifash për provimet e mbartura.
Universiteti i Tiranës mbështeti kërkesën e studentëve për përgjysmimin e tarifave të shkollimit, dhe për këtë arsye ngarkoi Bordin e Administrimit të bëjë përllogaritjen e efekteve financiare për UT-në. (A2 Televizion)