U zbardh sot vendimi për dënimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Gjykata e Krimeve të Rënda rrëzoi akuzat që e lidhnin Tahirin me trafikun e drogës. Ai u shpall fajtor vetëm për shpërdorim detyre duke u dënuar fillimisht me 5 vite burg.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi zbret në 3 vite e 4 muaj burg që Gjykata e konvertoi në 3 vjet shërbim prove. Pasi bën një panoramë të të gjitha pretendimeve të paraqitura, Gjykata arsyeton se nuk krijohet bindja për sa kohë që nuk vërtetohet se ka një marrëveshje mes ish-ministrit dhe grupit të Habilajve për të marrë dhurata dhe parave për të dhe familjen e tij. Megjithatë, Gjykata pranon se ka pasur kontakte mes Tahirit dhe anëtar të grupit të Habilajve.

Sa i përket makinës tip Audi, që Tahiri i ka shitur kushëririt të tij Artan Habialj, Gjykata ka arsyetuar se mos ndryshimi i pronësisë nuk është bërë me qëllim, por për të shmangur sekuestrimin e mjetit për shkak se ndaj Tahirit kishte një vendim gjyqësor.
Pas këtij vendimi ish-ministri i Brendshëm dhe Prokuroria zhvendosën betejën në Apelin e Krimeve të Rënda. Ndërsa Prokuroria u qëndron akuzave të saj, Tahiri kërkon pafajësi. (A2 Televizion)