Gjithnjë e më shumë, lufta në Ukrainë nuk po përbën më lajmin kryesor të ditës, por çdo gjë që prodhoi ajo është e prekshme nga qytetarët anembanë botës, teksa minimumi po përjetojnë ende rritjen e frikshme të çmimeve. Fundi nuk duket i afërt, të paktën i negociuar politikisht, por ndoshta do të jetë ekonomia që do të detyrojë palët të ulin “kthetrat” në një kohë kur kërcënimet janë rritur në nivele të frikshme me dërgimin e armëve e tankeve nga Perëndimi në Ukrainë apo mundësia në çdo çast e përdorimit të armëve bërthamore nga Rusia. Për këtë çështje, gjatë ditës së sotme aleati i ngushtë i Vladimir Putinit, Lukashenko, u kërkoi të gjitha vendeve t’i mbledhin të tilla armë dhe t’i shkatërrojnë ato një herë e mirë. Por, kush do ishte i gatshëm ta bënte diçka të tillë? Sa mund të zgjasë lufta dhe kush po del i fituar prej saj në një kohë kur të gjithë po humbasim? A do kthehen më në vendin e tyre ukrainasit që kanë rifilluar jetën në emigrim? A do kthehen gjërat si më parë? Këto çështje i diskutuam me ekspertin e marrëdhënieve ndërkombëtare, Ledion Krisafi, i cili ishte në një lidhje direkte me studion e “Ditarit”, në A2 CNN. (A2 Televizion)
“Dragoi aziatik” i tregon gjeopolitikës se është tashmë një realitet
