Netanyahu paralajmëron operacion në shkallë të gjerë në Bregun Perëndimor, synohet “bllokada e plotë”

Nga A2 CNN
23 Tetor 2026, 17:28 | Bota

Netanyahu paralajmëron operacion në shkallë të gjerë

Kryeministri Benjamin Netanyahu deklaron se ushtria izraelite është e përgatitur për një “operacion në shkallë të gjerë” dhe se do të vendosë një “bllokadë të plotë” në Bregun Perëndimor të pushtuar, pasi forcat izraelite vranë dy palestinezë gjatë një shkëmbimi zjarri në Hebron.

Ushtria izraelite njofton se gjatë të shtënave u vranë edhe dy ushtarë izraelitë, ndërsa tre të tjerë mbetën të plagosur.

Abdollah Haji Sadeghi, përfaqësues i udhëheqësit suprem iranian pranë Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), deklaron se Mojtaba Khamenei po ushtron detyrën e udhëheqjes dhe gëzon shëndet të mirë.

Ministrat e Jashtëm të vendeve evropiane dhe të Lindjes së Mesme po zhvillojnë një takim në Stamboll për të diskutuar çështjet e sigurisë në Ngushticën e Hormuzit dhe krizat rajonale.

Forcat e koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite deklarojnë se kanë interceptuar një raketë balistike të lëshuar nga rebelët Huthi në drejtim të Khamis Mushait.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos