
Tre drejtues të institucioneve në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë kanë dhënë dorëheqjen, pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama për largimin e drejtuesve të institucioneve shtetërore.
Emrat e dorëhequr janë Besmir Beja, drejtor i Përgjithshëm i Doganave, Ilir Binaj, drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve dhe Etugert Llazi, drejtor i Përgjithshëm i QKB-së.
Kërkesat për dorëheqje përfshinë edhe drejtuesit e 11 institucioneve në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Mes tyre janë administratori i Albpetrolit, drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), administratorët e Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST) dhe Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), drejtuesi i Hekurudhës Shqiptare, si dhe drejtori i Përgjithshëm i Albcontrol.
Besmir Beja i Doganave e mbylli qé sot detyrën e tij duke u përshëndetur me stafin pas 9 muajve në këtë pozicion. (A2 Televizion)