Arrestohet 25-vjeçari në Tiranë, kërcënoi me thikë dhe i grabiti portofolin 17-vjeçarit

Nga A2 CNN
23 Tetor 2026, 16:53 | Aktualitet

Arrestohet 25-vjeçari në Tiranë, kërcënoi me1

Një 25-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se i ka vjedhur me dhunë portofolin një 17-vjeçari, duke e kërcënuar me thikë dhe duke i shkaktuar dëmtime trupore.

Ngjarja është kallëzuar më 20 tetor 2026 nga i mituri, i cili ka deklaruar se është sulmuar në rrugën “Hoxha Tasim” nga një person i panjohur në atë moment.

Njoftimi i policisë

Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, në të cilën pretendohet se shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë gjatë natës në banesën e një familjeje, sqarojmë se:

Më datë 20.10.2026, një shtetas i mitur, 17 vjeç, ka kallëzuar se, në rrugën “Hoxha Tasim”, një shtetas i panjohur, nën kërcënimin e një mjeti prerës(thikë), i kishte vjedhur me dhunë portofolin, duke i shkaktuar dëmtime trupore.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë bërë të mundur identifikimin dhe ndalimin, mbrëmjen e datës 22.10.2026, të shtetasit F. M., 25 vjeç, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Në vijim të veprimeve procedurale, shërbimet e Policisë kanë kryer kontrollin e banesës së këtij shtetasi.

Në kohën kur shërbimet e Policisë do të kryenin kontrollin e banesës, babai dhe motra e 25-vjeçarit kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë, me qëllim pengimin e tyre në ushtrimin e kontrollit të banesës.

Në vijim të veprimeve, u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit F. M. dhe M. M., për veprat penale “Pengimi i zbulimit të së vërtetës” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos