Në 25 gusht 2017, një ditë pasi një komision këshillimor, i kryesuar nga Kofi Annan, i përcolli rezultatet e gjetura qeverisë së Mjanmarit, rebelët Rohingya sulmuan disa posta policie dhe një kamp ushtarak, në veri të vendit. Aktivistët e të drejtave të njeriut dhe të arratisurit Rohingya thanë se forcat e sigurisë së Mjanmarit u përgjigjën me atë që e quajtën një “fushatë dhune”, që synonte dëbimin e popullatës myslimane. (A2 Televizion)
Drama e myslimanëve Rohingya
