Me mijëra persona u ngjitën në kraterin e një vullkani aktiv në Indonezi këtë të hënë për të zhvilluar një ritual të përvitshëm. Ata hodhën bagëti e ushqime në kraterin e vullkanit në një ceremoni fetare shekullore.
Çdo vit, anëtarë të fisit Tengger nga malësitë përreth mblidhen në majë të malit, i famshëm për pamjen mahnitëse të lindjes së diellit, për të nderuar perënditë me shpresën që do t’iu sjellin fat.
“Ne kemi shumë dhi dhe një e kemi sjellë këtu për t’ia dërguar Zotit. Ky është një akt mirënjohje ndaj Zotit që na ka dhënë prosperitet”, tha një fermer indonezian.
Rituali i së hënës ishte i pari që prej pandemisë së koronavirusit pasi autoritetet ndaluan grumbullimet. (A2 Televizion)












