Avokati Jordan Daci mendon se ka pasur një koordinim për të mos u koordinuar, për të vonuar procesin e ngritjes së Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion. Por falë ndërhyrjes së SHBA, Daci mendon se ngërçi do të zgjidhet, edhe pse struktura nuk do të jetë e plotë dhe numri i dosjeve do të jetë shumë i madh për secilin anëtar. Ndiqni intervistën e plotë, dhënë në Ditarin e orës 13:00, në A2, në lidhje me ngritjen e strukturës së re, por edhe organeve të tjera të drejtësisë, si Gjykata e Lartë apo Gjykata Kushtetuese. (A2 Televizion)
Drejtësia e re, avokati Daci: Koordinim për të mos u koordinuar
