“Dhuro një lule për Sarandën” është një nismë e jashtëzakonshme, e cila ka ndërmarrë pastrimin e tabanit të detit Jon, nga gomat dhe mbeturina të tjera plastike, që dergjen në fund të gjirit të Sarandës, për shkak të pakujdesisë njerëzore. Avokati dhe aktivisti Adriatik Lapaj i është bashkuar kësaj nisme, e cila deri tani ka nxjerrë mbi 350 goma makinash nga fundi i detit. I ftuar në "Dita Jonë" ai tregon hollësitë. (A2 Televizion)
Nxjerrja e gomave nga fundi i detit, nisma e jashtëzakonshme në Sarandë
