
Sipas Partisë Demokratike pas denoncimit që ata kanë bënë për emërimin e kandidatit të Tom Doshit në krye të IKMT në Shkodër, ai nuk e mori këtë post.
Në një deklaratë për mediat, Enkelejd Alibeaj nënvizoi se lidhja e krimit me qeverinë Rama do të vijojë sërish pasi në krye të IKMT do të jetë një tjetër emër i përfshirë në trafikun e drogësm
“Përpjekja për të ndarë plaçkën e rrëmbyer në masakrën elektorale e 25 prillit midis Ramës dhe Doshit u ndal nga denoncimi ynë. Falë të cilit, Serdar Hoxha nuk arriti të kap pozicionin e rëndësishëm, nëpërmjet të cilit nuk do të bënte gjë tjetër veçse do të mbushte xhepat e padronëve të tij në kurriz të interesave të qytetarëve.
Largimi i Serdar Hoxhës pa u futur në zyrë është një lajm i mirë për qytetarët, por lajmi i keq është komandimi në krye të IKMT-së Shkodër të Guri Seferit, një tjetër eksponent i Partisë Socialiste që ka lidhje të forta me krimin. Ai është në atë detyrë për shkak të lidhjes me trafikun e drogës. Jo më larg se korrikun e shkuar, djali i tij, Romi Seferi, është arrestuar për trafik droge”, deklaroi Alibeaj. (A2 Televizion)