Mosmarrja e datës për konferencën ndërqeveritare, Vurmo: Prej 15 vitesh zgjerimi nuk konsiderohet çështje strategjike

Nga A2 CNN
24 Qershor 2021, 22:34 | Politikë
Mosmarrja e datës për konferencën ndërqeveritare, Vurmo:

Në emisionin Absolut 4 në A2 u diskutua dhe mosarritja e dakordësia e ministrave të Jashtëm të Unionit Europian për caktimin e një datë për mbajtjen e konferencës së ndërqeveritare me Shqipërinë dhe propozimin e fundit të mazhorancës në Kuvend që BE të ndryshojë mekanizimin e vendimmarrjes për çështjen e zgjerimit që ai të mos jetë më me unanimitet.

Për Gjergji Vurmon, politikat e zgjerimit kanë 15 vite që nuk konsiderohen nga BE si çështje strategjike, por megjithatë ai shtoi se ka pak gjasa se mekanizimi i vendimmarrjes me unanimitet ka shumë pak gjasa që të ndryshojë.

“Ajo që propozon mazhoranca është ndryshimi i mekanizmit të marrjes së vendimeve. Pra jo më me unanimitet të merren vendimet për hapat e radhës në kuadër të politikës së zgjerimit. Është një tezë e diskutuar, por ka pak gjasa që të ndodhi. Unanimiteti në rast se përdoret brenda parametrave normal është një aset sepse tregon një qasje strategjike.

Politika e zgjerimit ka të paktën 15 vjet që nuk konsiderohet çështje strategjikë. Hera e fundit që ka ndodhur ka qenë në 2004 dhe 2007. Edhe atëherë ka pasur pikëpyetje. Kroacia kishte fatin e mirë që përfitoi në kuadër të lodhjes nga zgjerimi. Unanimiteti kthehet në një antivlerë kur keqpërdoret. Edhe në një rast të tillë që në fakt është rasti i 5-6 viteve të fundit mendoj se për politikat e zgjerimit BE nuk do të heqë dorë nga marrja e vendimeve me unanimitet”, u shpreh Vurmo në Absolut 4. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos