Drejtori i OBSH-së për Europën shprehet kundër izolimit total të shteteve

Nga A2 CNN
16 Tetor 2020, 20:08 | Bota
Drejtori i OBSH-së për Europën shprehet kundër izolimit

Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në Europë, Hans Kluge, tha se është "shumë i shqetësuar" për valën e dytë në Evropë, por është kundër rikthimit të izolimit total të shteteve.

Në vend të kësaj Kluge tha për CNN se mbajtja e maskave, së bashku me kontrollin e rreptë në tubimet shoqërore, mund të shpëtonin rreth 281,000 jetë në Evropë gjatë gjashtë muajve.

"Izolimi kombëtar është mundësia e fundit," tha Kluge, duke shtuar se tani "dimë më shumë" mbi pandeminë.

Rastet e reja të koronavirusit po rriten me shpejtësi në pjesën më të madhe të Evropës dhe tejkalojnë rritjen e rasteve të reja në Shtetet e Bashkuara, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Pesë vendet evropiane më të prekura nga pandemia janë Franca, Britania e Madhe, Rusia, Spanja dhe Holanda.

Kluge tha se OBSH në Europë po bën thirrje për "masa lokale, të targetuara dhe proporcionale" që përfshijnë angazhimin me komunitetet dhe shmangien e dëmit kolateral nga ana sociale dhe ekonomike.

Kluge tha që qeveritë duhet të marrin në konsideratë ndikimin shoqëror të izolimit, duke përfshirë shëndetin mendor dhe dhunën në familje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos