
Titulli në Spanjë është tërësisht i hapur pas javës së 29 të La Liga. Atletico Madrid u mund nga Sevilla dhe tashmë është vetëm 3 pikë larg vendit të dytë, Real Madrid, por një tjetër kundërshtar është edhe më kërcënues për “Los Colconeros”.
Nëse Barcelona triumfon në sot në mbrëmje ndaj Valladolid, atëherë katalanasit do të ngjiten në vendin e dytë dhe do të jenë vetëm një 1 pikë pas Atleticos që javët e fundit e ka shpërdoruar distancën e madhe që krijoji gjatë fillimit të këtij viti.
Në “Ramon Sanchez Pizjuan” fitoi Sevilla 1-0, me andaluzianët që shpërdoruan edhe një 11-metërsh në pjesën e parë. Vetë Sevilla ka blinduar vendin e katërt, mundësinë e fundit të pjesëmarrjes në Champions League. (A2 Televizion)