Zbardhjet dosja, 2 vëllezërit “importonin” nga Shqipëria dhe shisnin në Itali, zbulohet gjuha e koduar për “kontabilitetin” e drogës

Nga A2 CNN
28 Janar 2023, 14:36 | Kronikë
Zbardhjet dosja, 2 vëllezërit “importonin” nga

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka miratuar 21 urdhërarreste, në kuadër të një operacioni kundër trafikut të lëndëve narkotike mes Shqipërisë dhe Italisë.

Në dosjen voluminoze të hetimeve, që kanë nisur prej vitit 2017, janë dokumentuar rastet e trafikimit të lëndëve narkotike. Sipas organit të akuzës, Alfred Luli dhe Gjergj Luli kanë shitur te Renato Zefi dhe Gjergji Zefi rreth 10 kilogramë kokainë, me vlerë 200 mijë euro. E gjithë kokaina është tregtuar më pas nga vëllezërit  Zefi në Bergamo të Italisë, mes marsit dhe nëntorit të vitit 2016.

Gjithashtu, në dosje thuhet se është provuar se dy vëllezërit Luli kanë importuar në Itali në periudhë korrik-maj 2016 deh 28 kilogramë kokainë, 153 kilogram kanabis dhe 40 kilogram hashash, për një vlerë prej 960 mijë eurosh.

Në dosje thuhet se Luli u arrestua në mars të vitit 2017 nga autoritetet italiane dhe gjatë kontrollit në banesë iu gjetën gati 6 kilogramë kokainë dhe 42,5 kilogramë marijuanë. Sipas hetimeve të Prokurorisë së Bergamos është vërtetuar se Luli kryente prej vitesh këtë aktivitet. Në banesë i janë gjetur gjithashtu dokumente që pas ekzaminimit është vërtetuar se bëhej fjalë për një kontabilitet të pjesshëm të aktivitetit kriminal, konkretisht të trafikut të lëndëve narkotike për periudhën korrik 2015-shkurt 2017.

Në fletore ishte përdorur një gjuhë e koduar, që hetuesit kanë arritur ta zbardhin dhe të provojnë llojin e sasinë e drogës së trafikuar.

Simboli “S” përdorej për marjiuanën e trafikuar nga Spanja

Simboli “A” përdorej për marijuanën e trafikuar nga Shqipëria

Simboli “H” përdorej për të etiketuar kokainën

Fjala “tym” ose “çokollatë” përdorej për hashash

Fjala “copë” përdorej për të treguar 1 gram

Fjala “pako” përdorej për të treguar 1 kilogram

Fjala “lek” përdorej për të treguar monedhën në euro

Fjala “mushka” për të treguar korrierin që kishte për detyrë transportin e drogës apo parave

Falë përgjimeve telefonike dhe hetimeve me mënyra të tjera, është bërë e mundur edhe zbulimi i “furnitorëve” shqiptarë të vëllezërve Luli.

Të gjithë urdhërarrestet e lëshuar nga GJKKO

Arrest me burg
1. Braniol Liço, akuzohet për prodhim dhe shitje narkotikësh, grup i strukturuar kriminal
2. Gernard Beu, alias Liço (vëllezër) nga Durrësi, akuzohet për prodhim dhe shitje narkotikësh, grup i sktrukturuar kriminal
3. Emirjan Beu, Durrës, akuzohet për prodhim dhe shitje narkotikësh, grup i strukturuar kriminal
4. Dorian Beu, akuzohet për prodhim dhe shitje narkotikësh, grup i strukturuar kriminal
5. Syrjan Tola, akuzohet për prodhim dhe shitje narkotikësh, grup i strukturuar kriminal
6. Igli Lala, akuzohet për prodhim dhe shitje narkotikësh, grup i strukturuar kriminal
7. Ramazan Grada, akuzohet për prodhim dhe shitje narkotikësh, grup i strukturuar kriminal
8. Florid Vukaj, akuzohet për prodhim dhe shitje narkotikësh, grup i strukturuar kriminal
9. Gjergj Zefi, akuzohet për prodhim dhe shitje narkotikësh, grup i strukturuar kriminal
10. Renato Zefi (vellezër) akuzohet për prodhim dhe shitje narkotikësh, grup i strukturuar kriminal
11. Rexhep Dallupi, akuzohet për prodhim dhe shitje narkotikësh, grup i strukturuar kriminal
12. Alfred Luli, akuzohet për prodhim dhe shitje narkotikësh, grup i strukturuar kriminal
13. Gjergj Luli (vëllezër) akuzohet për prodhim dhe shitje narkotikësh, grup i strukturuar kriminal
14. Saimir Prenga, akuzohet për prodhim dhe shitje narkotikësh, grup i strukturuar kriminal
15. Lorik Prenga (vëllezër) akuzohet për prodhim dhe shitje narkotikësh, grup i strukturuar kriminal
16. Françesko Çeçi, akuzohet për prodhim dhe shitje narkotikësh, grup i strukturuar kriminal
17. Ilir Duro, akuzohet për prodhim dhe shitje narkotikësh, grup i strukturuar kriminal
18. Lulzim Selimi, akuzohet për prodhim dhe shitje narkotikësh, grup i strukturuar kriminal
19. Dhimitër Nina, akuzohet për prodhim dhe shitje narkotikësh, grup i strukturuar kriminal
20. Eledjo Dedej, akuzohet për prodhim dhe shitje narkotikësh, grup i strukturuar kriminal
Arrest në shtëpi
1. Enkeleda Bakalli, akuzohet për prodhim dhe shitje narkotikësh, grup i strukturuar kriminal (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos