Të vendosura në mënyrë të kundraligjshme, vijon operacioni për çmontimin e kamerave

Nga A2 CNN
28 Janar 2023, 14:40 | Kronikë

Operacioni policor i koduar “Fijet”, për çmontimin e kamerave të vendosura në mënyrë të paligjshme është shtrirë në të gjitha qarqet e vendit.

Në fazën e gjashtë, operacioni po vijon në qarkun Gjirokastër, ku është vënë në hetim 1 shtetas, për ndërhyrje të padrejtë në jetën private.

Gjatë kontrolleve, Policia në Memaliaj, çmontoi 3 kamera të vendosur në kundërshtim me ligjin, si dhe ka vënë në hetim shtetasin P. K.

Operacioni policor i koduar “Fijet” vijon ende. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/01/28/policia-vijon-me-cmontimin-e-kamerave-aksion-ne-korce-dhe-pogradec/

A2 CNN Livestream

Latest Videos