
Pranverë shkatërruese mund të cilësohet kjo e këtij viti sa i takon prodhimeve bujqësore në qarkun e Kukësit.
Reshjet e shumta të shiut, shoqëruar herë pas here edhe me temperatura të ulëta për stinën, kanë bërë që një sërë kulturash bujqësore të dëmtohen në mënyrë të pariparueshme. Ndër to më shumë janë dëmtuar Gruri, misri dhe patatja.
Dëme të mëdha janë shënuar edhe në frutikulturë. Qershia, dardha apo kumbulla thuajse nuk kanë dhënë prodhim fare. Madje kushtet atmosferike kanë dëmtuar edhe arrën që cilësohet nga pemëtoret më rezistente ndaj luhatjeve të motit.
Në Shtiqën banorët nuk kanë mundur të sigurojnë as barin për bagëtitë pasi lagështira e tepërt e ka kalbur. Dhe përballë kësaj situate bujqit e tokës në Qarkun e Kukësit nuk kanë asnjë mbështetje apo ndihmë sado të vogël nga institucionet. (A2 Televizion)