Gjuha shqipe dhe letërsia, Shehri: Teza nën nivelin mesatar, i ulët numri i mbetësve

Nga A2 CNN
19 Qershor 2023, 16:03 | Sociale
Gjuha shqipe dhe letërsia, Shehri: Teza nën nivelin mesatar, i

30 mijë maturantë tashmë janë njohur edhe me notat e provimit të gjuhës shqipe dhe letërsisë.  Vetëm 15 maturantë në të gjithë  vendin kanë dalë ekselentë me 10 absolute, ndërsa 444 nxënës nuk kanë arritur të marrin provimin.

Edhe për këtë provim ministrja e arsimit është shprehur entuziaste për kalueshmërinë 98%, e cila është në të njëjtat nivele me kalueshmërinë në vitet e pandemisë.

Për Dhurata Shehrin, pedagoge e Letërsisë në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Tiranës, teza ishte e hartuar mirë, por  vështirësia ishte nën nivelin mesatar. 

Ndërkohë korrigjimi i këtij provimi është ndër më të vështirët. Profesorja e letërsisë njëherësh autore e teksteve shkollore tregon se përse ndodh kjo.

Por referuar nivelit të studentëve që hyjnë në degën gjuhë-letërsi,  Dhurata Shehri thotë se numri i mbetësve edhe në këtë maturë duhet të ishte më i lartë. 

Ndërkohë maturantët i kanë dhënë fund provimeve të maturës shtetërore. E hëna e 19 qershorit shënoi fundin e këtij procesi, i cili u  mbyll nga provimi i lëndës me zgjedhje.

Tashmë janë në pritje të dy notave për të nisur llogaritjet dhe aplikimet për shkollën e lartë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/06/18/dalin-pergjigjet-e-provimit-te-matures-ne-gjuhe-shqipe-dhe-letersi/

A2 CNN Livestream

Latest Videos