Droga e re që po shkatërron Afrikën

Nga A2 CNN
7 Shkurt 2022, 12:22 | Bota
Droga e re që po shkatërron Afrikën

“Kush” është një drogë e re shumë e lirë që po shkatërron komunitete të Sierra Leones. Ndonëse ngjan me kanabisin e zakonshëm, ajo nuk është aspak e tillë.

Mediat ndërkombëtare i kanë kushtuar artikuj kësaj lënde të re narkotike e cila ka çuar dhjetëra të rinj drejt vetëvrasjes, ndërsa shumë të tjerë kanë lënduar veten dhe të tjerët.

Burime mjekësore nga kryeqyteti Freetown bëjnë me dije se 90% e të shtruarve në spitalet psikiatrike në vend janë për shkak të përdorimit të kësaj droge.

Policia ka nisur një operacion të gjerë për ndalimin e shpërndarjes së kësaj droge kimike, e cila është përhapur gjerësisht falë dhe çmimit të saj shumë të lirë.

Autoritetet e konsiderojnë atë shumë të rrezikshme dhe që krijon varësi të lartë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos