
Ekspertët në Britani dhe Zvicër po ndërtojnë dronët, të cilët ata thonë se një ditë do të fluturojnë në ajër jo për të filmuar, por për të ndërtuar apo riparuar ndërtesat, pa ndërhyrjen e njeriut.
Droni do të jetë i aftë që duke përdorur teknologjinë kompjuterike, të krijojë e ndërtojë harta 3D e më pas të punojnë në sipërfaqe të jashtme, për ndërhyrjen e nevojshme. Sipas studiuesve, ky lloj droni, më i lehtë dhe fleksibël, do të jetë në gjendje që të ndërhyjë në zona në të cilat njeriu e ka të vështirë të punojë, si tunele nëntokësore, miniera apo tubacione.
Mirko Kovac, drejtori i qendrës për evolucion të teknologjisë së ndërtesave thotë se parashikon që dronët do të luajnë rolin e një sistemi imunitar të ndërtesës, duke e monitoruar dhe më pas riparuar atë. “Jemi të frymëzuar. Provat e para janë bërë. Një nga funksionet e këtij droni është edhe të kursejë energji. Është një projekt afatgjatë, mund të reduktojmë nevojën për ndërhyrje edhe me helikopter për riparime të jashtme”, thotë ai.
Materialet që po testohen nga shkencëtarët dhe ekspertët e robotikës do të jenë elementë kyç të të ardhmes së qyteteve tona. (A2 Televizion)