Tensionet për marrëveshjen detare, Fidan: Greqia po e ngre çështjen në BE, Turqia kërkon dialog me Egjiptin dhe Italinë

Nga A2 CNN
23 Tetor 2026, 20:40 | Bota

Tensionet për marrëveshjen detare, Fidan: Greqia po e ngre

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, ka deklaruar se Ankaraja e konsideron ligjërisht të vlefshëm memorandumin detar turko-libian të vitit 2019, pavarësisht kundërshtimeve të Greqisë dhe rezervave të Egjiptit.

Fidan tha se Athina po përpiqet ta ngrejë çështjen në Bashkimin Evropian, ndërsa theksoi se Turqia është e hapur për një takim me Egjiptin dhe Italinë, me synimin për të diskutuar mosmarrëveshjet dhe për të ulur tensionet në Mesdheun Lindor.

Ai nënvizoi gjithashtu rëndësinë e një zgjidhjeje politike në Libi dhe bashkimit të institucioneve shtetërore, përfshirë krijimin e një ushtrie të vetme kombëtare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos