James Bond me makinë elektrike, Aston Martin prezanton modelin e parë

Nga A2 CNN
16 Prill 2019, 17:07 | Teknologji
James Bond me makinë elektrike, Aston Martin prezanton modelin e parë

Edhe James Bond do të ishte krenar për një makinë të tillë. Aston Martin ka prodhuar modelin e parë elektrik, Rapide E. Automjeti me katër dyer u prezantua në panairin në Shanghai. Çmimi që e shoqëron është marramendës, prej 330 mijë dollarësh. Makina super sportive justifikon këtë vlerë për shkak se do të prodhohen vetëm 155 të tilla.

Ky është një versin elektrik i Rapide S, e cila përdoret me gaz. Në të ardhmen nuk pritet që Aston Martin të prodhojë makina të tjera elektrike, pasi do t’ia lërë këtë detyrë markës partnere Lagonda. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos