Dua Lipa realizon ëndrrën

Nga A2 CNN
4 Dhjetor 2018, 17:45 | Showbiz
Dua Lipa realizon ëndrrën

Nga suksesi në sukses, Dua Lipa nuk di të ndalet! Vetëm 3 pikë më parë u vlerësua si “artistja e vitit” nga “Variety”, ndërsa tashmë përfundon në kopertinën e revistës prestigjioze “Vogue”.

https://www.instagram.com/p/Bq7tmdLh6mb/?utm_source=ig_web_copy_link

“Ëndrra mu realizua, më pickoni, më pickoni. Falënderoj të gjithë për bashkëpunimin”, shkroi Dua bashkëngjitur një fotoje të kopertinës së revistës.

https://www.instagram.com/p/Bq92uJfBryN/?utm_source=ig_web_copy_link

Të jesh pjesë e kopertinës së kësaj reviste nuk është aspak e lehtë, por Dua duket se i ka përmbushur të gjitha pritshmëritë dhe tashmë ka arritur atë që e ka cilësuar si “ëndrrën e saj”.

https://www.instagram.com/p/Bq-DkcWBENd/?utm_source=ig_web_copy_link

Vitin që po mbyllet ka qenë i jashtëzakonshëm në karrierën e këngëtares, i mbushur me suksese të shumta, duke e kthyer këngëtaren shqiptare në një prej më të pëlqyerave në të gjithë botën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos