Duhanpirësit në Shqipëri, të vetëdijshëm për dëmet shëndetësore

Nga A2 CNN
31 Maj 2022, 15:37 | Aktualitet
Duhanpirësit në Shqipëri, të vetëdijshëm për

Duhani është një ndër shkaktarët kryesorë të vdekjeve në Shqipëri. Mjekët pneumologë gjithmonë e më tepër po përballen me kancerin e mushkërive si dhe sëmundjet të tjera, që shkakton në mënyrë direkte apo indirekte duhanpirja.

Konsumimi i cigares po rritet vit pas viti, ku dominojnë më së shumti duhanpirësit e moshave të reja. Pas nuk ngelen dhe moshat e treta, të cilat e trashëgojnë ende vesin e vjetër të duhanpirjes. Të vetëdijshëm për dëmet që shkakton pirja e duhanit në shëndet, shprehen se e kanë të pamundur të heqin dorë nga konsumi i tij.

Ndonëse e ka biznes, Ferit Saliu thotë se e shqetëson numri i lartë i klientëve që blejnë paketa. Në ditën botërore kundër duhanit, Organizata Botërore e Shëndetësisë rithekson edhe njëherë thirrjen ndaj shteteve që të ndalojnë plotësisht reklamimin, promovimin dhe sponsorizimin e duhanpirjes.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos