Dukesha e Cambridge merr vaksinën kundër koronavirusit

Nga A2 CNN
29 Maj 2021, 18:26 | Bota
Dukesha e Cambridge merr vaksinën kundër koronavirusit

Dukesha e Cambridge, Kate shprehu mirënjohjen e saj ndërsa u shfaq ditën e premte teksa merrte dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit.

39-vjeçarja Catherine publikoi një foto orët e fundit duke marrë vaksinën anticovid në Muzeun e Shkencës në Londër. Ajo falënderoi të gjithë personat që ishin bërë pjesë e këtij programi për vaksinimit të popullsisë.

Sekretari britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock deklaroi të shtunën se në dy javët e fundit më shumë se gjysma e 30-vjeçarëve në Mbretërinë e Bashkuar e kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.

Dukesha është një ndër 39 milionë personat në Britaninë e Madhe që e ka marrë të paktën dozën e parë të vaksinës, ndërsa 24 milionë prej tyre i kanë marrë tashmë të dyja dozat e nevojshme.

Kate është pjesëtarja e radhës e familjes mbretërore që shfaqet publikisht ndërsa vaksinohet, pas bashkëshortit të saj, i cili u vaksinua disa ditë më herët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos