“Duket si dinozaur”… Aligatori gjigant frikëson banorët

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2020, 11:05 | Kapur në kamera

Një aligator gjigant është shndërruar në fenomenin më të fundit në rrjet, pasi u filmua duke ecur në një fushë golfi, të mërkurën, në Florida. Përmasat e tij të mëdha, por edhe mënyra sesi zvarraniku po ecte, bëri që përdoruesit e rrjeteve sociale ta quajnë më tepër si një dinosaur T-Rex i dalë nga filmi “Jurassic Park”.

Fatmirësisht nuk kishte këmbësorë pranë aligatorit, ndërsa personi që po e filmonte u largua me shpejtësi me makinë.

Autoritetet vlerësojnë se në Florida jetojnë rreth 1,3 milionë aligatorë, më i madhi, i kapur ndonjëherë, ka pasur një gjatësi prej 53 metrash. Por edhe pse përmasat e aligatorit në fjalë nuk dihen, banorët vendas kanë shprehur shqetësim pasi kafsha mund të përbëjë rrezik për ta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos