Kamerat e sigurisë në një rrugë në Napoli kanë fiksuar momentin kur një person i grabit një turisti nga dora një orë me vlerë 140 mijë euro. Karabinierët kanë arritur ta identifikojnë dhe arrestojnë hajdutin, një 29-vjeçar napolitan, me precedentë penalë. Ngjarja ka ndodhur në 4 tetor, në mes të ditës, në lagjen spanjolle të qytetit.
Grabitësi i afrohet nga mbrapa turistit britanik dhe pasi e shtyn i bllokon krahun dhe i rrëmben orën “Patek Phillippe” nga dora, për t’u larguar më pas me një motor që e ngiste një bashkëpunëtor i tij. Por falë pamjeve filmike grabitësi është arrestuar. (A2 Televizion)