“Maskarenj”, Hoxha: Të bllokohen institucionet, duhet shpëtuar vendi!

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2026, 21:42 | Politikë
 

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha, ka bërë thirrje për qëndresë qytetare dhe bllokimin e institucioneve shtetërore, duke theksuar nevojën që vendi të mos mbetet më peng. 

I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2NN, Hoxha përdori tone të ashpra ndaj qeverisë Rama, të cilën e akuzoi për lidhje me krimin dhe korrupsionin. Sipas tij, këto dy fenomene kanë penguar mekanizmin e ndryshimit të pushtetit në Shqipëri.

Ai kërkoi krijimin e një qeverie besimi, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të luftuar krimin dhe korrupsionin.

“Qytetarët të bllokojnë institucionet, ka ardhur koha për qëndresë. Nuk do t’i lëmë këta maskarenj ta marrin peng këtë vend! Të marrim të ardhmen e fëmijëve tanë peng, të marrin sigurinë publike peng. Ore si mund të mendoni paska qeverisje kur e ka shefen e SHISH të arrestuar?! Si paska qeverisje dhe vazhdimësi ky njeri, kur i ka të gjithë njerëzit e inkriminuar?! Ua them unë, përmes tepsisë stabilokratike. Ka ardhur koha për një qeveri besimi, me mbështetjen e SHBA-ve, për të luftuar krimin dhe korrupsionin. Këto të dyja kanë marrë peng mekanizmin e ndryshimit të pushtetit në Shqipëri”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos