“Duket sikur është harruar Covid-19”, specialistja e ISHP apelon për kujdes

Nga A2 CNN
13 Korrik 2021, 20:16 | Sociale
“Duket sikur është harruar Covid-19”, specialistja e ISHP

Specialistja e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), Jonida Haxhiu, tha se është e vështirë që të parashikojmë situatën në fund të verës, në lidhje me rastet e dyshuara me variantin Delta.

“Komiteti Teknik do të vlerësojë masat që duhen marrë. Duhet të theksojmë se jemi në situatë të mirë, por nuk ka vend për eufori. Duhet të tregojmë kujdes, po shohim që pak po respektohen masat. Duket sikur është harruar Covid-19 dhe unë dua t’u bëj apel të gjithë qytetarëve për respektimin e masave, për ruajtjen e distancës dhe përdorimin e dezinfektantëve”, tha specialistja.

Në lidhje me vaksinat, Haxhiu u shpreh: “Askush nuk e mohon dot faktin që vaksinimi mbron. E rëndësishme është që në vendet ku ka shifra më të larta vaksinimi, ka nivel më të ulët prekjesh nga Covid-19. Ky virus është i paparashikueshëm nga mutacionet, por vaksina mbron kundrejt këtij rreziku potencial”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/07/13/delta-mes-nesh-ishp-mutacione-te-ndryshme-ne-qarkullim-sy-e-veshe-nga-gjermania/

A2 CNN Livestream

Latest Videos