Duma: PD në qeveri do të financojë infrastrukturën bujqësore me 50 milionë euro në vit

Nga A2 CNN
13 Mars 2021, 18:10 | Politikë
Duma: PD në qeveri do të financojë infrastrukturën

Kandidatja për Kavajën e Partisë Demokratike, Grida Duma, deklaroi se qeveria e re që do të dalë pas 25 prillit, do të fokusohet tek bujqësia.

Sipas saj, PD do të realizojë "një financim prej 50 milionë euro në vit pikërisht për infrastrukturën bujqësore", si dhe do të  realizohet ulje e shpenzimeve të fermerëve për pajisjet, plehrat kimike, farërat, fidanët, racat e kafshëve, dhe elementëve të tjerë të nevojshëm.

Deklaratat, Duma i ka bërë në fshatin Bago të Kavajës, ku ndodhej në një takim elektoral. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos