Duma takon bizneset: Kur PD të jetë në pushtet do të amnistojmë gjobat për një vit

Nga A2 CNN
26 Shkurt 2021, 17:48 | Politikë
Duma takon bizneset: Kur PD të jetë në pushtet do të

Përfaqësuesja demokrate Grida Duma ka zhvilluar një takim me bizneset eksportuese në vend, ku është njohur me problematikat e këtij biznesi.

“Xhiro ka rënë ç’është e vërteta. Pastaj taksat dihet me 15%. Duam të bëjmë investime të reja, subvencionet nga shteti apo ndonjë ndihmë kushedi se çfarë s’ka”, shprehet biznesi.

Nga ana e saj Duma premtoi se me ardhjen në pushtet të PD-së do të amnistohen të gjitha gjobat për një vit në mënyrë që biznesi të ringrihet.

“Amnisti një vit për të gjitha gjobat me qëllim lehtësimin e bisnesit për t’i lejuar atij të ringrihet nga skllavëria e gjobave dhe taksave të pafundme që po e rrënon cdo ditë e më shumë”.

Ajo akuzoi qeverinë për mungesë transparence

Ne themi që Shqipëria ka mbetur në vendnumëro, sidomos për pjesën e transparencës së marrjes së vendimeve për fiskun. Sepse juve ju kushton kohë sa të informoheni, pastaj sa të futeni në sistem, pastaj sa të ndiqni procedurën. Domethënë e ngecur në vendnumëro”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos