
Të shtëna me armë janë në autostradën Durrës-Tiranë, një nga akset kryesore të vendit. Sipas burimeve të A2 CNN , të shtënat janë dëgjuar në afërsi të Maminasit, dhe kanë qenë vetë banorët e zonës që kanë dëgjuar dhe kanë njoftuar policinë lokale.
Policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa deri në këto momente nuk ka gjetur gëzhoja, pavarësisht të dhënave që disponohen.
Burime nga policia bëjmë me dije se në komisariatin e Policisë ka mbërritur një telefonatë se në Maminas një person ka qëlluar me armë zjarri. Vijon ende krehja e zonës nga efektivi i policisë. (A2 Televizion)