
Makina e një biznesmeni të njohur në Lezhë është shkrumbuar nga flakët gjatë natës. Policia njofton se automjeti u konstatua duke u djegur rreth orës 4: 00 të mëngjesit të sotëm në Ishull Shëngjin.
Mjeti ka qenë i parkuar në anë rruge dhe për pasojë është djegur plotësisht.
Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe përcaktimin e shkakut te djegies. (A2 Televizion)