Në kërkim për inceneratorin e Fierit, avokati i Imerajt: Është larguar nga vendi për probleme shëndetësore

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2022, 12:32 | Kronikë
Në kërkim për inceneratorin e Fierit, avokati i Imerajt:

Gjykata e Posaçme po shqyrton sot verifikimin e masave të sigurisë për të arrestuarit e fundit për inceneratorin e Fierit.

Loren Liço, përfaqësues i Juri Imerajt, i shpallur në kërkim për inceneratorin e Fierit, është shprehur se klienti i tij ka qenë në dispozicion të hetimit për dy vite, ndërsa tashmë është larguar jashtë vendit për arsye shëndetësore.

https://a2news.com/video/11-urdher-arreste-per-inceneratorin-e-fierit-u-certifikuan-4-milione-euro-punime-te-pakryera/

“Klienti im ka qenë për dy vjet në dispozicion të hetimit. Ai është administrator i një prej kompanive të kontraktuara nga koncensionari. Është larguar nga vendi për probleme shëndetësore. Akuzat kundër tij janë një absurditet. Ai do të përballet me drejtësinë. Kontraktimi i tij ka qenë ligjor dhe çdo transaksion financiar është bërë përmes bankës”, tha avokati. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos