
Dy aksidente, me pasojë dy të plagosur, kanë ndodhur pak pas mesditë në qytetin e Vlorës.
Mësohet se në aksidentin e parë një motor është përplasur me një automjet në Lungomare, ku për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit.
Aksidenti i dytë ka ndodhur në afërsi të spitalit të Vlorës, ku sërish një motoçikletë është përplasur me një automjet. Mësohet se drejtuesi i motorit ndodhet në gjendje të rëndë. (A2 Televizion)