Dy dëmtime te Juventus. Bardhezinjtë, në ankth për Dybala dhe McKennie

Nga A2 CNN
11 Janar 2021, 08:30 | Futboll
Dy dëmtime te Juventus. Bardhezinjtë, në ankth për Dybala

Pas triumfit, Juventusi përgatitet për Kupën e Italisë që luhet në mesjavë dhe bardhezinjtë i pret Genoa, ndërkohë që të dielën e ardhshme kampionët do të luajnë derbin e Italisë kundër Inter.

Por, shqetësimet nga infermieria nuk kanë fund për Andrea Pirlon. Alex Sandro, Mathijs De Ligt dhe Juan Cuadrado janë të padisponueshëm për shkak të infektimit me Covid-19. Këtyre u shtohen edhe Paolo Dybala e Wiston McKennie. Këta të fundit u dëmtuan pikërisht në përballjen kundër Sassuolos dhe u detyruan të lënë fushën në pjesën e parë.

Dybala shfaqi shqetësime me gjurin e majtë, ndërsa mesfushori amerikan pati një tërheqje muskulare, dëmtime këto të cilat nuk dihet se sa gjatë do t’i mbajnë larg futbollistët, sidoqoftë prezenca e tyre ndaj Interit është në rrezik serioz.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos