Rezultati final (0-5) nuk kishte një rëndësi të madhe, në fund të gjithë ishin të qeshur, fitues dhe humbës. Kjo, sepse të parët shmangën turpërimin që shpesh herë ndodh në turnet e FA Cup, dhe të dytët sepse realizuan një ëndërr që nuk imagjinonin dot të mundur, dhe që vetëm në Angli mund të ndodhë.
Në turnin e tretë të FA Cup, përballeshin ajo që është e katërta në Premier League, Tottenham, me të gjashtën e divizionit të parë të Northern Premier League, pra kategoria e tetë në Angli. Në një renditje të përgjithshme, praktikisht e katërta me të 165-ën në rang kombëtar, ekipin simpatik të Marine. Diferenca më e madhe ndërmjet dy ekipe në gjithë historinë e futbollit britanik.
Ndeshja e sotme midis Tottenham dhe Marine, përbënte diferencën më të madhe ndërmjet dy ekipe në gjithë historinë e futbollit britanik. Marine luan në kategorinë e tetë britanike Marine u kualifikua për turin e tretë të FA Cup, ku gjeti Tottenham Ndeshja përfundoi 0-5 për djemtë e Mourinho Fusha ku luan Marine Pamje nga ndeshja, në fushën e rrethuar nga shtëpitë Marine ka një rekord të vetëm, trajnerin më jetëgjatë britanik, "legjendari" Roly Howard, në stol nga viti 1972 deri në 2005
Praktikisht amatorë, ekipi nga Crosby, në afërsi të Liverpulit, ka gjithsesi një histori të gjatë, të nisur në 1894, me emrin e ardhur nga një prej pubeve të zonës. Në librat e futbollit britanik, Marine njihet vetëm për një rekord, atë të trajnerit më jetëgjatë të historisë së vendit, "legjendari" Roly Howard, në stol nga viti 1972 deri në 2005.
Por në këtë sezon, ekipi që luan në një fushë të rrethuar jo nga tribuna por nga shtëpi, ku tifozët ndjekin ndeshjet duke pirë një birrë nga ballkoni i tyre, arriti të kalojë në turin e tretë të turneut ndoshta më të dashur nga britanikët, diçka që i kishte ndodhur edhe në vitin 1993, të eliminuar nga Crew Alexandra.
Ditët para ndeshjes, një fushatë mediatike e vetë ekipit me ndihmën e Tottenhamit zgjoi interesin për ekipin, dhe vetë tifozët e Tottenahm në shenjë solidariteti blen për ndeshjen e sotme rreth 20 mijë bileta virtuale, por me para të vërteta, që me siguri bashkë me të ardhurat nga të drejtat televizive do të rregullojnë financat e klubit, jo vetëm për një sezon.
Ndeshja? Marine rezistoi për 24 minuta, duke rrezikuar të kalonte në avantazh me një goditje prej 25 metrash që përfundoi në traversë. Por më pas ekipi londinez i drejtuar nga Mourinjo, që në fushë kishte lojtarë si Dele Alli dhe Lucas, filloi të luante me intensitet dhe diferencat u panë.
Katër gola në pjesën e parë, tre gola për Vinicius, dhe një të vetëm në pjesën e dytë, kur në fushë hyri edhe Bale, një që merr në një muaj aq sa i gjithë ekipi i Marine në historinë e tij.
Një surprizë erdhi gjithsesi në FA Cup, aty ku Leeds i Marcelo Bielsa u mund në mënyrë të bujshme me rezultatin 3-0 nga Crawley Town i kategorisë së katërt. (A2 Televizion)