Juventus vuan, por triumfon, tre gola Sassuolos dhe i afrohet kreut

Nga A2 CNN
10 Janar 2021, 22:56 | Futboll
Juventus vuan, por triumfon, tre gola Sassuolos dhe i afrohet kreut

Juventusi fiton në fund të një ndeshje të vështirë ndaj një kundërshtari të fortë si Sassuolo, duke u ngjitur përkohësisht në vend të katërt të Serie A.

Pjesa  e parë, disi e ekuilibruar, merr një kthesë me kartonin  e kuq për Obiang në përfundim të 45 minutave, për një faull ndaj Federico Chiesa.

Në pjesën e dytë, kampionët e Italisë kalojnë në avantazh pas një goditje të bukur të Danilo në minutën 50-të, por Sassuolo luan bukur dhe arrin barazimin me Defrel 8 minuta më vonë.

Ndeshja ndizet, dhe për shumë minuta, diferenca në lojtarë nuk ndihet, edhe pse Juve gabon disa raste të pafalshme me Cristiano Ronaldo-n. Presioni juventin finalizohet në minutën 82-të me britanikun Ramsey, dhe nga goli i pashmangshëm i Cristiano Ronaldos në sekondat finale, pas një aksioni personal.

Juventusi ngjitet në vendin e katërt me 33 pikë, por me një ndeshje më pak, dhe tashmë pret përballjen me Interin në “derbin e Italisë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos