Dy ditë para bisedimeve në Gjenevë, Blinken fton Putin të zgjedhë rrugën paqësore për Ukrainën

Nga A2 CNN
19 Janar 2022, 10:55 | Bota
Dy ditë para bisedimeve në Gjenevë, Blinken fton Putin të

Ndërkohë që Rusia po lëviz trupat në Bjellorusi, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i ka bërë thirrje presidentit rus Vladimir Putin që të zgjidhë një rrugë paqësore në lidhje me situatën e krijuar në Ukrainë.

Gjatë një vizite në Ukrainë, ditën e sotme, Blinken tha se shpreson që Rusia të mund t'i përmbahet një rruge diplomatike dhe paqësore kur të takohet me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, në Gjenevë, këtë javë për të zbutur situatën rreth Ukrainës.

https://a2news.com/2022/01/19/paralajmerimi-i-shba-rusia-mund-te-pushtoje-ukrainen-ne-cdo-moment-po-leviz-trupat-drejt-perendimit-blinken-mberrin-ne-kiev/

"Ne e dimë se ka plane për të rritur forcën ruse dhe për të ndërmarrë veprime të mëtejshme agresive kundër Ukrainës. Unë shpresoj shumë që ne mund ta mbajmë këtë në një rrugë diplomatike dhe paqësore, por në fund, ky do të jetë vendimi i presidentit Putin", u tha Blinken diplomatëve të ambasadës amerikane, dy ditë përpara bisedimeve me homologun e tij rus në Gjenevë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos