Shifra të frikshme nga Franca, 464 mijë raste të reja në 24 orë

Nga A2 CNN
18 Janar 2022, 21:57 | Bota
Shifra të frikshme nga Franca, 464 mijë raste të reja në 24

Nuk kanë të ndalur lajmet e këqija nga Franca përsa i përket pandemisë së koronavirusit.

Autoritetet njoftojnë se në 24 orët e fundit janë regjistruar 464 mijë raste të reja me Covid-19, shifra këto që nuk ishin regjistruar asnjëherë në këto dy vite.

Megjithatë, qeveria franceze nuk iu frikësohet këtyre të dhënave dhe lexon optimizëm.

Zëdhënësi Gabriel Attal tregon se tashmë rastet me virusin Delta, që ishte më i rrezikshëm kanë pësuar ulje dhe shtoi se vala e Omicron mund të jetën në pikun e saj dhe kurba shumë shpejt do të bjerë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos