
Dy ditë para nisjes së Kampionatit Europian, Spanja ka marrë frymë lirisht nga koronavirusi, pasi deri këtë të mërkurë ishte në ankth duke qenë se 2 futbollistë kishin rezultuar pozitivë, Sergio Busquets dhe Diego Llorentes.
Kjo e detyroi trajnerin Luis Enrique që në ndeshjen miqësore të së martës të dërgonte ekipin e 21-vjeçarëve.
Megjithatë, në testet e së mërkurës të gjithë lojtarët kanë rezultuar negativë, duke bërë që Enrique të mos bëjë ndryshime në listën përfundimtare. (A2 Televizion)