Policia nis aksionin kundër protestuesve, avancim i vendosur i forcave të rendit. Një person i plagosur në mes të bulevardit

Nga A2 CNN
17 Tetor 2026, 17:48 | Kronikë

Policia ka nisur aksionin e vendosur kundër protestuesve në orën 17:42, duke përparuar me makina dhe duke bërë që protestuesit të zmbrapsen.

Menjëherë pas avancimit policor, një person është plagosur dhe ka qëndruar i shtrirë në mes të bulevardit, shkruan A2.

Ndihma e parë iu dha nga përfaqësues të medias dhe pas disa minutash mbërriti ambulanca për ta dërguar në spital. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos