Dy golat e Lewandowski-t nuk mjaftojnë, Polonia mposhtet nga Suedia dhe eliminohet nga Europiani

Nga A2 CNN
23 Qershor 2021, 19:57 | Futboll
Dy golat e Lewandowski-t nuk mjaftojnë, Polonia mposhtet nga Suedia dhe

Lewandowski arriti të realizojë 2 gola në ndeshjen e tretë në grup ndaj Suedisë, por sërish ata nuk mjaftuan, pasi Polonia u mposht 3-2.

Ndeshja ishte mbërthyer në shifrat 2-2 deri në momentet e fundit dhe të gjithë ishin duke pritur golin e Polonisë, i cili do të kualifikonte të dyja skuadrat, por nuk ndodhi kështu.

Suedia arriti të shënojë edhe golin e tretë me anë të Claesson, duke marrë vendin e parë në grup dhe tashmë do të presë të mësojë kundërshtarin, i cili do të jetë një mes ekipeve të vendeve të treta.

Ndërkohë, për Poloninë ky Europian mbyllet këtu pasi përfundoi në vendin e fundit në grup, në të cilin u kualifikua edhe Spanja pas triumfit 5-0 ndaj Sllovakisë, e cila gjithashtu u eliminua edhe pse u rendit e treta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos