Dy javë nga nisja e mësimit, shkolla në Kodër Lumë është një ngrehinë

Nga A2 CNN
13 Shtator 2021, 12:27 | Sociale

Shumë shkolla në zonat rurale të Kukësit janë amortizuar nga mungesa e investimeve dhe braktisja e nxënësve.

Një shembull i kësaj situate është shkolla e fshatit Kodër Lumë, e cila ndodhet vetëm 5 km larg qytetit të Kukësit. Pa xhama në dritare, pa dyer dhe në kushte aspak normale higjeno-sanitare.

Kjo shkollë duhet të mbulojë arsimin fillor për zonën, e cila ka një popullsi prej 1200 banorësh. Këto mungesa kanë bërë që shumë nxënës të studiojnë në shkolla të tjera, ndërsa ata nxënës që janë të detyruar të vijojnë mësimin në këtë shkollë ankohen për kushtet.

Brenda godinës

 “Kemi dritaret dhe bankat e prishura, xhamat i kanë thyer më të mëdhenjtë, marrim dru me vete dhe ngrohemi, por disa herë nuk mund ta bëjmë se mbushet klasa me tym”, thonë nxënësit e vegjël për A2 CNN.   

Prindërit dhe banorët kërkojnë kryerjen e investimeve në mënyrë që fëmijët e zonës të kenë mundësitë të arsimohen në shkollën e tyre.

Sipas statistikave, në vitin 2002 kjo shkollë numëronte 450 nxënës, ndërsa sot ka degraduar në  vetëm 20 nxënës.    (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos